Turqia ka administruar mbi 118 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 55,75 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 49,47 milionë janë vaksinuar tërësisht.
Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 11,5 milionë doza të tilla.
Ministria konfirmoi gjithashtu 24.898 infeksione të reja dhe 197 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, si dhe 24.360 të shëruar.
Vendi ka kryer 356.004 teste të virusit gjatë ditës së kaluar.
