Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të
Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë në
periudhën (13.09./14.09.) për mos mbajtjen e
maskave mbrojtëse, gjithsej për 60 persona (TE-37
dhe GV-23) janë përgaditur urdhër pagesa për
kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti
përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, në rajonin
e Tetovës dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror
Sanitar dhe Shëndetësor janë përgaditur vendime të
reja për izolim për 10 persona nga Gostivari, kurse
janë kryer kontrolle ndaj 296 personave (TE-185
dhe GV-111) me vendime të tilla dhe nuk janë
konstatuar mosrespektime të vendimeve.
