
Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë përfunduar suksesshëm marshimin prej 12.8 kilometrave, që u zhvillua në rrethinën e Liqenit të Batllavës. Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci.

Ai ka thënë se pjesëtarët treguan disiplinë dhe vendosmëri, ani pse kushtet atmosferike ishin të rënda dhe temperaturat ishin të ulëta.

“Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, tha Maqedonci.

Ministri u shpreh krenar për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur./21Media
