Vështirësi gjatë regjistrimit kanë hasur edhe mërgimtarët shqiptarë në Teksas të SHBA-ve.
Familja Hoxha që jeton në Dallas, në Click Plus deklaroi se ka pritur me orë për informacion kthye gjatë regjistrimit që të mund të vazhdojë me futjen e informatave.
“U mundova para një ore të kyçem. Por edhe pse u pranova, nuk e kam marrë ende konfirmimin në e-mail”, tha mërgimtari.
Ka pyetur se a duhet të presë me orë për një gjë të tillë, megjithatë zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami është arsyetuar se vonesa ka ndodhur sot, për shkak se sistemi ka qenë i ngarkuar.
