Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për të hyrë në vend është rreth 30 minuta. Në pikat tjera kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje të gjata, njoftuan nga Auto-Moto Lidhja e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, vende-vende nëpër rrugë të thata.
