Në Tabanoc për hyrje në shtet pritet gjysmë ore

TË FUNDIT

Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata, informon LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.