Autoritetet e Sudanit kanë zbuluar një varr masiv me 28 trupa të ushtarëve të vrarë në një përpjekje të dështuar për grusht shtet kundër ish presidentit Omar al-Bashir në vitin 1990, kumtoi Prokuroria Publike sudaneze.
Ky është varri i dytë masiv nga ajo periudhë i gjetur në muajt e fundit në Omadurman, në afërsi të Kartumit.
“Provat tregojnë se varri masiv me shumë gjasë është atje ku janë trupa e oficerëve që u vranë dhe u varrosën në mënyrë të pakujdesshme”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike të Sudanit.
Një ekip prej 23 ekspertësh, për një periudhë prej tre javësh e identifikuan dhe zbuluan vendndodhjen që ishte e mbrojtur rreptësisht për një kohë të gjatë.
Në pranverën e vitit 1990, 28 oficerë u përpoqën ta rrëzonin al-Bashirin por u arrestuan dhe u ekzekutuan në rrethana të çuditshme.
Al-Bashir u largua nga qeveria nga ushtria vitin e kaluar, ndërsa ai akoma nuk ka komentuar për këtë gjë.
