Në spital në kohë lufte, foshnje dhe fëmijë që vuajnë nga kanceri shërohen në bodrume

TË FUNDIT

Djali 9 vjeçar i Marinës vuan nga kanceri i gjakut dhe i duhet shërim i rregullt. Për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, ai tani shërohet në strehimin e spitalit të fëmijëve në Kiev.

“I marrim barnat e nevojshme, por mbetemi pa ushqim. Organizatat lokale humanitare premtuan se do të na sjellin më shumë”, rrëfen nëna Marinë.

Disa pacientë janë transferuar në Ukrainën perëndimore, disa të tjerë mbeten në Kiev për shkak se ata vetë kanë vendosur kështu ose nuk mund të transferohen.

“Këtu gjetëm vend për ta, nuk duam t’i lëvizim lart -poshtë, për shkak se është e vështirë edhe për foshnjat edhe për prindëri”, tregon mjeku, Pavllo Pllavski.

Në spitalin ka rreth 60 pacientë. Dje i gjithë reparti i fëmijëve ishte evakuuar. Lituania, Polonia dhe Hungaria thanë se janë të gatshme që të pranojnë disa prej pacientëve të Ukrainës.
Edhe materniteti në Kiev bodrumin e ktheu në repart mjekësor që u mundëson grave shtatzënë dhe foshnjave të sapolindur të strehohen sa më larg pushtimit rus.
Në këto pamje shihen prindërit e ardhshëm dhe disa prej banorëve më të rinj të Kievit se si strehohen në bodrumin e spitalit.
Ndërkohë, ministri i shëndetësisë së Ukrainës bëri thirrje për t’u hapur korridor për ndihmë humanitare duke thënë se e njëjta nuk mund të arrijë deri te spitalet dhe barnatoret.