Në Siniçan të Bogovinës shkolla e re

TË FUNDIT

Në Siniçan të Bogovinës sot u përurua shkolla e re fillore “Sabedin Bajrami”.
Në këtë ceremoni nuk mungoi sërish kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi dhe zyrtarë të tjerë.

Ministri Ademi theksoi se 167- të nxënës nga kjo shkollë, meritojnë si të gjithë nxënësit e tjerë në Republikën e Maqedonisë, të disponojnë kushte bashkëkohore për ndjekjen e mësimit.

“Udhëtimi për në shkollën qendrore deri te shkolla fqinje në fshatin Kamjanë, në shi, borë, në mot shumë të nxehtë tani më është e kaluar. Nuk ka zgjim para agimit që të mos vonoheni në orën e parë. Shkolla juaj tani më është në fshatin tuaj, pranë shtëpive dhe oborreve tuaja”, tha Ademi.

Objekti i ri shkollor kushton 20.180.583 denarë, mjete të ndara nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.