Në shtatë vitet e fundit Shqipërinë mesatarisht e braktisin nga 37 mijë qytetarë

TË FUNDIT

 Të dhënat e Institutit Shtetëror për Statistikë, INSTAT, konfirmojnë se në 7 vitet e kaluara mesatarisht në vit Shqipërinë e braktisin rreth 37.000 qytetarë, gjegjësisht 1,2 për qind e popullatës ose 101 qytetarë çdo ditë.

Sipas ekspertëve, shqetëson fakti që rreth 80 për qind prej tyre janë grup-mosha më aktive për punë, 15-44 vjeç.

“Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për rënien e fuqisë punëtore, thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë ku më të prekurit sipas ekspertëve janë turizmi, bujqësia dhe shërbimet. Kërkesat për punë janë më të ulëta se ofertat në treg, gjë që konfirmohet edhe nga autoritetet. Qeveria duhet të promovojë politika në sektorët e rëndësishëm që janë të goditur nga kjo krizë”, vlerësojnë ekspertët.

Nga ana tjetër, autoritetet pohojnë se kanë përgatitur disa iniciativa, si garantimi i të rinjve dhe nxitja e punësimit, me synimin kryesor për të parandaluar largimin e të rinjve nga vendi.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në zyrat e punësimit janë regjistruar 13.000 kërkesa për punë nga 20.000 vende të lira pune, ndërsa 12.000 janë ndërmjetësuar.

Për ekspertët, tre krizat e njëpasnjëshme, ajo pas tërmetit katastrofik që e goditi vendin në nëntor të vitit 2019, pandemia Kovid-19 dhe agresioni rus në Ukrainë patën ndikimin e tyre.