Në Shqipëri kundër Kovid-19 janë imunizuar 816.000 persona

TË FUNDIT

Në Shqipëri vazhdon gjendja stabile epidemiologjike me Kovid-19, që konfirmojnë numrat e ulët të rasteve të reja dhe shumë ditë me radhë nuk ka të vdekur si pasojë e virusit të rrezikshëm.

Përveç masave kufizuese, vaksinimi masiv i popullsisë, i cili mbulon 29 për qind të popullsisë së përgjithshme (2.8 milion), ka një ndikim të veçantë në këtë.

“Që nga fillimi i imunizimit, në mes të janarit, 816,000 qytetarë janë vaksinuar dhe 320,000 prej tyre kanë marrë të dyja dozat. Ne vazhdojmë me të njëjtin kujdes dhe me të njëjtin ritëm, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë, sipas grupeve të moshave, por edhe kategorive më të prekshme”, tha ministrja e Shëndetësisë shqiptare Ogerta Manastirliu, e cila ndoqi nga afër procesin e rivaksinimit të punonjësve në arsim.

Në Shqipëri deri më tani kanë arritur 911,000 doza vaksinash nga “Fajzer”, “Astra Zeneka”, “Sinofarm” dhe “Sputnik V”dhe sipas njoftimeve, një milion qytetarë janë planifikuar të vaksinohen deri në fund të qershorit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para dy ditëve u mburr se sipas matjes globale, në dy javët e fundit, Shqipëria dhe Islanda janë dy vendet me më pak raste të infektuar në kontinentin evropian.

TË NGJAJSHME