Në Shqipëri natën e fundit janë regjistruar 15 të infektuar të rinj me Kovid-19, janë shëruar nëntë persona, ndërsa nuk janë regjistruar raste të vdekjes.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 259 raste të dyshuara, me ç’rast janë diagnostikuar 15 persona ose për 14 raste më pak në krahasim me dje. Nga fillimi i marsit deri më tani janë testuar 6.768 raste të dyshuara, prej të cilëve 678 ishin pozitiv, deklaroi Eugena Tomini, nga Instituti për Shëndet Publik.
Shtoi se gjatë natës së fundit në listën e të shëruarve janë shtuar edhe nëntë pacientë, me ç’rast numri i të shëruarve është rritur në 394 ose 58,1 për qind nga gjithsej të sëmurët.
Tomini theksoi se vazhdon trendi i pacientëve të sëmurë dhe numri i tyre është 257 persona ose 41,9 për qind nga gjithsej të infektuar, ndërsa nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur gjithsej 27 persona.
Ajo theksoi se në Klinikën Universitare dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” në trajtim janë 38 ose katër pacientë më shumë krahasuar me dje. Prej tyre tetë janë në terapi intensive prej të cilëve katër janë në gjendje të rëndë.
