Në Shkup sanksionohen 380 shoferë

TË FUNDIT

Në suaza të kontrolleve të përforcuara  në fushën e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar  gjtihsej 380 gjoba, mes të cilave 59 për vozitje pa patentë shoferi dhe 39 gjoba për  parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara.

Ministria e Punëve të Brendshme sot informon se 86 masa  janë shqiptuar për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 31 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit  vazhdojnë edhe në ditët në vijim, potencojnë nga MPB dhe apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë  rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion.