Gjatë kontrolleve të trafikut dje në territorin e qytetit të Shkupit, u shqiptuan gjithsej 402 masa, 49 prej të cilave për ngasje pa patentë shoferi, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Janë sanksionuar edhe 47 automjete me probleme teknike dhe të pa regjistruara, pesë për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe 33 këmbësorë, ndërsa janë shqiptuar edhe 70 masa për parkim jo të drejtë dhe 29 sanksione për mosmbajtje të maskës.
MPB informon se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.
