Në Shkup 528 shoferë të sanksionuar gjatë ditës së djeshme

TË FUNDIT

Ahmeti: E pergëzoj Bujar Osmanin për punën dhe maturinë që ka në kontestin me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani angazhimin më të madh e ka kontestin me Bullgarinë, tha...

Kontesti me Bullgarinë, përgjegjësi ka edhe Ministri i Jashtëm Osmani por edhe kabineti Zaev, thotë Ahmeti

Për kontestin me Bullgarinë përgjegjësi ka edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani por edhe kabineti...

Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, thotë kreu integrist Ali Ahmeti

"Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë", tha në Click Plus...

Gjithsej 528 sanksione janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut realizuar nga MPB-ja.

Nga MPB informojnë se për vozitje pa patentë shoferi, janë dënuar 56 persona, janë shqiptar 56 masa për automjete të parregullta teknike dhe të paregjistruara, gjashtë janë motoçiklist të sanksionuar, ndërsa 85 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes.

“Janë shqiptuar 84 masa për parkim të padrejtë dhe 83 sanksione për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e  komunikacionit dhe dispozitat që të rritet siguria në komunikacion”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

TË NGJAJSHME