Në Shkup 391 shoferë të sanksionuar, prej të cilëve 74 për parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara

TË FUNDIT

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme  janë caktuar gjithsej 391 sanksione, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi janë 52 persona, ndërsa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 87 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se gjatë ditës së djeshme  automjete të paregjistruara dhe me parregullsi teknike ishin  74, shtatë motoçiklistë janë sanksionuar, 92 masa për parkim të padrejtë, ndërsa 11 gjoba janë për mosmbajtje të maskës.

“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit  vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë  rregullat e komunikacionit dhe dispozitat  për ta rritur sigurinë në komunikacion”, qëndron në kumtesën e MPB-së.