Në Shkup 244 shoferë të sanksionuar, 28 kanë qenë pa patentë shoferi

TË FUNDIT

Gjithsej 244 masa u shqiptuan dje në territorin e qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të komunikacionit, nga të cilat 24 për vozitje me shpejtësi më të madhe sesa e lejuara, 28 për vozitje pa patentë shoferi dhe 13 për automjete të paregjistruar dhe teknikisht me defekt.

MPB-ja kumtoi se kishte shqiptuar, ndër të tjera, shtatë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 17 për përdorimin e telefonit celular dhe gjashtë masa për kalimin e semaforit të mbyllur (dritë të kuqe).

Kontrollet e intensifikuara të komunikacionit vazhdojnë në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB-ja dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion.