Tashmë një milion amerikanë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës për koronavirus, publikoi mbrëmë drejtori i Agjencisë kryesore Federale për Shëndet Publik, Robert Redfild.
SHBA-ja ka kaluar një prag të rëndësishëm sot, autoritetet lokale publikuan se më shumë se një milion njerëz e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19 në fushatën për vaksinimin që filloi dhjetë ditë më parë, theksoi ai.
Megjithatë, Monsef Slaui, këshilltari kryesor për programin qeverisës për vaksinim, deklaroi se është e vështirë të arrihet qëllimi për imunizimin e 20 milionë banorëve deri në fund të vitit.
SHBA-ja ka për qëllim të vaksinojë 100 milionë njerëz përpara fundit të tremujorit të parë të vitit 2021, dhe edhe 100 milionë deri në fund të tre mujorit të dytë.
Robert Redfiild, megjithatë, bëri thirrje të vazhdohet masat për distancë fizike dhe mbajtjen e maskave.
Dy vaksina, e Fajzer/BioNTeh dhe e Moderna deri më tani janë aprovuar në SHBA.
Imunologu kryesor amerikan, Entoni Fauçi dje tha se nëse programi vazhdon pa probleme, vendi mund të arrijë imunitet prej 70 deri në 85 për qind deri në verën e ardhshme.
