Në SHBA numër rekord i të vdekurve nga Covid-19 për 24 orë

TË FUNDIT

Në 24 orët e kaluara në SHBA është regjistruar numër rekord i rasteve të vdekjes nga Kovid-19, tregojnë të dhënat e Universitetit Xhons Hopkins, sipas të cilëve dje kanë vdekur 4.942 persona.

Rekordi paraprak ishte më 12 janar me 4.466 të vdekur nga Kovid-19.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 119.931 të sapoinfektuar me koronavirus, ndërsa rekordi është më 2 janar kur pati 300.282 raste të konfirmuara.

Nga fillimi i pandemisë në SHBA vdiqën mbi 455 mijë persona. Mbi 100 mijë janë raste të vdekjes nga fillimi i vitit. Mbi 26,6 milionë amerikanë kanë pasur koronavirus.

Rreth 28 milionë amerikanë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19, ndërsa 6,9 milionë dy dozat.