Në SHBA ndërpritet regjistrimi i popullsisë

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka vendosur që ta lejojë administratën e presidentit amerikan, Donald Tramp ta ndërpresë para afatit regjistrimin e popullatës, i cili kryhet çdo dhjetë vjet dhe i cili u shkel këtë vit me disa ndërprerje për shkak të pandemisë, katastrofave natyrore dhe vendimeve të gjykatave.

Vendimi i Gjykatës Supreme e ngriti pyetjen se kur do të përfundojë regjistrimi dhe nëse do të numërohen me saktësi pakicat, emigrantët, të varfrit dhe të tjerët, duke pasur parasysh se numri i tyre është zvogëluar edhe në regjistrimet e mëparshme.

Në bazë të të dhënave të Regjistrimit përcaktohen sa vende në Kongresin amerikan marrin secili shtet federal, dhe se si shpërndahen 1.500 miliardë dollarë shpenzimet federale çdo vit.

Koalicioni i autoriteteve lokale dhe organizatave joqeveritare me padi ka kërkuar që regjistrimi të kryhet deri në fund të tetorit, duke thënë se regjistrimi i pakicave dhe grupeve të tjerë do të jetë i paplotë nëse regjistrimi përfundon kaq herët.

Gjykata e Lartë vendosi që regjistrimi të ndërpritet, pa dhënë arsye për këtë, ndërsa gjyqtarja Sonia Sotomajor, në një mendim të veçantë, nuk ishte dakord me vendimin e gjykatës, duke vlerësuar se pakicat dhe të tjerët “do të ngarkohen në mënyrë jo proporcionale për çfarë do lloji të pasaktësisë”.