Në SHBA mbi dy të tretat e vaksinave të shpërndara nuk janë përdorur

TË FUNDIT

Më shumë se dy të tretat e vaksinave të shpërndara në SHBA akoma nuk janë përdorur, kumtuan autoritetet shëndetësore.

Guvernatorët e shteteve Nju-Jork dhe Florida kumtuan se spitalet që nuk do ta përshpejtojnë procesin e vaksinimit do të ndëshkohen.

“Në Nju-Jork, spitalet janë të detyruara t’i aplikojnë të gjitha vaksinat që i marrin brenda një jave, përndryshe do të duhet të paguajnë gjoba, ndërsa dorëzimet e ardhshme të vaksinave do të reduktohen”, deklaroi guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo.

“Nuk dua vaksina në frigorifer, dua vetëm njerëzit t’i marrin”, paralajmëroi guvernatori i Nju-Jorkut.

Guvernatori i Floridas, Ron de Santis, publikoi se spitalet që më shpejtë realizojnë vaksimin do të kenë në dispozicion sasi më të mëdha të vaksinave.

Që nga fillimi i pandemisë në SHBA, janë konfirmuar më shumë se 20 milionë raste të Kovid-19 dhe mbi 350 mijë vdekje, me një normë mesatare ditore të vdekshmërisë prej mbi 2.600.

Në SHBA deri më tani janë shpërndarë rreth 15,4 milionë doza të vaksinës kundër Kovid-19, por vetëm 4,5 milionë persona e kanë marrë dozën e parë.