Rreth 500 punëtorë mjekësorë rusë kanë vdekur nga Kovid-19, kumtuan vëzhguesit e Roszdravnadzor, njoftoi BBC.
Krahasuar me bilancin e muajit të kaluar nga 101 punonjës të vdekur mjekësorë, në qershor regjistrohet rritje e madhe e vdekjeve te personeli mjekësor.
Shefja e “Roszdravnadzor”, Ala Samoilova, vuri në dukje se problemet në shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse ndikojnë ndjeshëm në një shkallë kaq të lartë të vdekshmërisë.
Rusia renditet e treta në botë sipas numrit të rasteve të konfirmuara me Kovid-19 me 561 mijë pacientë, nga të cilat 7.790 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i vdekjeve është 7,760./MIA
