Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat e kovidit në Shkup janë hospitalizuar 49 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirusin. Gjithsej 461 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 20 pranime edhe atë nëntë pacientë në TBC, një pacient në kovid qendrën në Klinikën për Neurologji, dy të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për Dermatologji, tre pacientë në Klinikën për Nefrologjisë dhe po aq në qendrën e re në Klinikën për Vesh, Hundë dhe Fyt. Në Klinikën për Sëmundje të Syve ka pasur dy pranime.
Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 15 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar 14 të sëmurë të rinj gjatë ditës së djeshme.
Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 39 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e Lëkurës në kovid qendrën trajtohen 23 pacientë, në Klinikën për Neurologji 34 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 43 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid qendrën në Klinikën për Nefrologji për momentin janë vendosur 26 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje të Syve 14 pacientë. Në kovid qendrën në Klinikën për Vesh. Hundë dhe Fyt ka 27 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori”, ka gjithsej 107 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 151 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle ka 35 pacientë, prej të cilëve 7 fëmijë dhe 28 të rritur.
Gjithsej 461 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Numri më i madh i tyre janë në mbështetje të oksigjenit.
Edhe krahas numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, sot në mëngjes në orën 8 ka pasur 30 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pasi t lëshohen të tjerë të ketë vende plotësuese edhe në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet infektive kanë oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.
