Në mënyrë më kategorike e dënojmë çdo akt që i shkatërron simbolet nacionale të cilit do vend, ndërsa në rastin konkret të Turqisë, kumtojnë përmes Tuiterit nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, pasi mbrëmë në protestën në Selanik u dogj flamuri turk për të cilin reagoi edhe MPJ-ja turke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas mediave lokale, në protestën në Selanik kundër hapjes së xhamisë Aja Sofija, një grup prej disa persona e ka djegur flamurin turk.
Ngjarja e djeshme në Shën Sofje provokoi reagime në Greqi, si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, si dhe në media, ndërsa Ministria e Jashtme greke dje pasdite doli me kumtesë në të cilën sot në mëngjes u përgjigj ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë që sot pasdite të vijojë kundërpërgjigje nga MPJ-ja greke.
