Në procedurë qeveritare ligj i ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

TË FUNDIT

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale deri tek Qeveria do të dorëzojë propozim-ligj të ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, në formë pothuajse identike në të cilën u miratua në përbërjen paraprake parlamentare, ndërsa u shfuqizua në muajin maj nga Gjykata kushtetuese për shkak të sjelljes pa shumicën e nevojshme nga 61 deputetë.

Ndryshimi i vetëm është në mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, të cilët propozohet t’i përzgjedhë komisioni për selekstim të përbërë nga shtatë anëtarë, nga dy nga pushteti dhe opozita dhe tre anëtarë nga shoqëria civile, në vend të propozimit të Komisionit kuvendor për përzgjedhje dhe emërime.

“Nuk guxojmë të lejojmë që qytetarët të jenë pa mbrojtje nga diskriminimi sipas çfarë do baze. Propozim ligjin e propozojmë në formë pothuajse identike si ajo e votuan në Kuvend dhe i cili u miratua me standarde ndërkombëtare. Ai mori mendim pozitiv edhe nga komisioni i Venecias dhe organizatat civile nga sfera e të drejtave të njeriut. Ndryshimi i vetëm është procedura dhe mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi që të përzgjidhet në mënyrë transparente dhe raportuese sipas shembullit të anëtarëve të KSHPK”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Sipas saj edhe këto ndryshime të cilat janë futur në propozim ligj janë përpunuar në harmonizim me sektorin civil.

Ky ligj, tha ministrja Shahpaska, duhet të vendos parim të barazisë dhe mbrojtje nga diskriminimi në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Me të, afrohemi deri tek standardet ndërkombëtare nga KB-ja dhe BE-ja, ndërsa qytetarët tanë do të marrin mbrojtje të përshtatshme juridike dhe shoqëri e cila i ruan diversitetet dhe mundëson kushte të barabarta për zhvillim të të gjithëve”, ka thënë ministrja Shahpaska.