Në pritje të datës për vazhdimin e gërmimeve në Novi Pazar

TË FUNDIT

Gërmimet e zhvilluara më 23 prill në një fshat në Kozarevë të Novi Pazarit janë ndërprerë.
Data a vazhdimit të gërmimeve pritet të caktohet ditët ardhshme tha Koordinatori i Komisionit Qeveritarë për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.
Gara tha për Radio Kosovën se ndërprerja e gërmimeve në Kozarevë të Novi Pazarit është një praktikë e dëshmuar edhe në të kaluarën nga pala serbe. Vonesat sipas tij, po reflektojnë negativisht te familjarët. Ai bëri të ditur se gërmimet janë bërë vetëm me 23 prill dhe kanë përfunduar brenda ditës.
Gara sqaroi se ana e djathtë e lumit ku është kërkuar të bëhen gërmime nga pala kosovare, sipas palës serbe nuk ka qenë e përfshirë në urdhëresën e prokurorit. Ai tha se të gjitha palët e involvuara në këtë proces janë dakorduar që të punojnë se bashku për të siguruar informacione shtesë. Ndërkaq vendi i shënjuar është pronë private./21 Media/