Kolona të gjata veturash. Një ditë para Fitër Bajramit qytetarët vërshuan tregun e Bit Pazarit për të bërë blerjet e fundit për festën por edhe për të gëzuar fëmijët me rroba të reja.
https://www.youtube.com/watch?v=AQsw4fVP5KE
Çmimet e larta ua rrallojnë opsionet e përzgjedhjes dhe përmbushjes së dëshirave të fëmijëve të tyre.
-Jemi përgatitur pak, ka diçka mirëpo shumë krizë. Kriza e popullatës problem është.
–Ju duken çmimet e shtrenjta?
-Shumë, e pamundur kështu të jetë, çmimet janë jo reale.
-Aq sa mundemi se pak vështirë është.
–Iu duken çmimet e shtrenjta që nuk po mund t’i arrini?
-Me ato rroga që i marim janë pak si të shtrenjta.
-Po gjetëm, normalisht si çdo vit.
–Si ju duken çmimet, a janë më të shtrenjta se vitet e kaluara?
-Po, po, shtrenjtë janë, dyfish janë më shtrenjtë.
Po edhe shitësit ankohen se puna nuk është si më herët. Thonë se shitja ka rënë për 50% ndërsa dhe malli është shtrenjtuar dyfish.
-Punë ka elhamdulilah, mirë është por nuk është ajo që duhet të jemi shumë të kënaqur. 10 ditët e fundit jemi duke e pritur Bajramin që të ketë punë më shumë por sërish nuk është keq.
-Krahasim me vitet e kaluara më dobët është?
-Shumë më dobët është, puna ka rënë 50%, mund të them më shumë ka rënë puna se vitet e tjera që ka qenë.
-Prej tjera viteve është 0%, Bajrami i Madh ka qenë më i forti për neve në shitje por kjo është një dobësi e madhe. Shumë ju duket se shumë është shtrenjtuar malli. Nuk është pak, gjysmë për gjysmë ka hipur malli.
Bajrami festohet pas 30 ditësh agjërimi, ndërsa festa karakterizohet me lutjet e mëngjesit, drekën e Bajramit dhe ëmbëlsira – veçanërisht bakllavanë.