Në Portugali sot do të hapet qendra më e madhe e vaksinimit për shkak të valës së rasteve të reja me koronavirus.
Në Portugali, ku 87 për qind e popullsisë është vaksinuar, është regjistruar një rritje e përjëhershme e numrit të njerëzve të infektuar me virusin në muajin e kaluar. Qendra e re e vaksinimit do të ketë kapacitet për të vaksinuar 6 deri 9 mijë persona në ditë
“Kjo qendër vaksinimi do të jetë e vetmja në vend”, tha një zyrtar i lartë i qytetit të Lisbonës.
Autoritetet shëndetësore portugeze po japin doza të shtuara të vaksinës kundër Covid-19 për personat mbi moshën 65 vjeç dhe grupet e ndjeshme. Për të luftuar valën e fundit të Covid-19, qeveria portugeze e ka rivendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave në vendet publike brenda dhe ka rekomanduar që punëtorët mbajnë distancë sa herë që është e mundur.
Për më tepër, të gjithë udhëtarët që kthehen me aeroplan në Portugali duhet të kenë test negativ për Covid, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.
