Në përgjithësi, natë e qetë e Vitit të Ri/ Lëndohet me thikë një 20-vjeçar, 23 përfundojnë në toksikologji

TË FUNDIT

Nata e Vitit të Ri në përgjithësi kaloi qetë, ky është vlerësimi i ministrit Spasovski i cili shtoi se edhe gjendja e sigurisë ishte stabile. Në territorin e gjithë shtetit kishim absolutisht gjendje stabile të sigurisë me një numër të vogël të incidenteve dhe aksidenteve në trafik, tha Spasovski.


“Në përgjithësi kemi 12 vepra penale në territorin e gjithë shtetit, më së shumti bëhet fjalë për tregti të paligjshme me drogë dhe cenim të sigurisë. Ka gjithsej 8 aksidente trafiku me dëme materiale ne nivel të shtetit. Ky është numri më i ulët i aksidenteve të këtilla deri më tani.”- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.


Në Qendrën urgjente në Shkup, përveç personave të lënduar në aksidente trafiku, është dërguar edhe një djalë 20 vjeçar i cili ishte qëlluar me thikë. Ai u hospitalizua në Klinikën e Kirurgjisë torakale dhe është në gjendje stabile.


“Gjatë natës së ndërrimit të viteve në Qendrën Urgjente në Shkup janë kryer 103 kontrolle, prej të cilave 3 janë aksidente trafiku. Një pacient është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive për trajtim të mëtutjeshëm dhe është në gjendje stabile, tre sulme fizike prej të cilave një pacient është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakovaskulare, bëhet fjalë për goditje me thikë i cili është pranuar për trajtim të mëtutjeshëm dhe është në gjendje stabile.”- tha Edin Sejfula, Qendra Urgjente.


Edhe gjatë natës në Klinikën e Toksikologjisë nuk ka pasur rritje të rasteve krahasuar me vitet e kaluara dhe numri i tyre është 23, 12 femra dhe 11 meshkuj. Megjithatë, ajo që është shqetësuese, sipas mjekut Kiril Naumovski, janë kryesisht persona që kanë përdorur substanca narkotike.


“E mbajmë mesataren në krahasim me vitet e kaluara në 23 kontrolle, për shkak të intoksikimeve akute, nga të cilat 12 me 11 janë të rritur dhe të mitur, kështu që jemi mirë. Për sa i përket moshës, pacientët më të rinj këtë vit ishin mbi 14 vjet. Numri i intoksikimeve akute që lidhen me substancat psikoaktive po rritet çdo vit. Ndodh shumë shpesh që disa pacientë nuk e thonë as të vërtetën kur i pyesim dhe në shumicën e rasteve thonë se kanë konsumuar alkool.”- deklaroi Kiril Naumovski, Klinika e Toksikologjisë.


Përndryshe, më i riu që u paraqit në Toksikologji kishte 14 vjet, ndërsa më i madhi ishte 63 vjeç.