Në Oslo do të ndahet Çmimi Nobel për Paqe

TË FUNDIT

Komiteti norvegjez për Nobel do ta ndajë sot Çmimin Nobel për Paqe, i vetmi që shpallet dhe dorëzohet në Oslo.

Lista e të nominuarave është e fshehtë, ndërsa vetëm dihet se këtë vit numri i të nominuarve është  318, në mesin e të cilëve janë 211 individë dhe 107 organizata.

Në bastoret, në mesin e favoritëve kryesorë për çmimin janë Organizata Botërore e Shëndetësisë, aktivistja suedeze për luftë kundër ndryshimeve klimatike Greta Thunberg dhe organizata për liri të mediave Reporterë pa kufij.