Në orë policore po bëhët rikonstruimi i rrugës në Butel

TË FUNDIT

Ekipet e Qytetit të Shkupit për fundjavë intensivisht punojnë në rikonstruimin e rrugës “Aleksandar Urdarevski” në Butel. Kohëve të fundit filloi asfaltimi i një korsie të rrugës, ndërsa gjatë orës policore punohet edhe në korsinë e dytë të rrethrrotullimit të rrugës “Boca Ivanova” deri te udhëkryqi me rrugën “Butelska” në një gjatësi prej 850 metra, bëri të ditur Qyteti i Shkupit.

Në rrugë deri më tani është kryer kanalizim i ri atmosferik dhe instalime të tjera nëntokësore.

Kjo rrugë në Butel është njëra ndër rrugët më të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune, të cilët në numër të madh çdo ditë lëvizin dhe kalojnë nëpër këtë pjesë të rrugës “Aleksandar Urdarevski”, shtohet në kumtesë.