Në njërin nga shtetet më të vogla në botë, Maqedonia e Veriut kërkon fitore ndaj Maltës

TË FUNDIT

“Jemi këtu në Malta në qytetin Valetta. Ky është njëri nga shtetet më të vogla në Botë me një popullsi rreth 500 mijë banorë. Një ishull që gjendet në qendër të Mesdheut.  E këtu ka zbarkuar përfaqësuesja e Maqedonisë së futbollit”, raporton Artan Nuhiu, gazetar TV21.

Të martën futbollistët e zgjedhur nga Bobi Milevski  do të zhvillojnë ndeshjen e radhës përballë Maltës, në kuadër të kualifikimeve për Euro2024.

“Sa i përket lojës është e vërtetë që do të jetë komplet ndryshe se ajo me Italinë ku shumicën e kohës ne kemi qenë në mbrojte. Tash është krejt ndryshe sepse ne duhet të sulmojmë e duhet ta mbajmë topin të krijojmë raste, por unë nuk kam dyshim fare, djemtë kanë dëshmuar se kanë kualitet në secilin lloj të ndeshjeve dhe nesër është shumë mundësi e mirë që të marrim 3 pikë dhe ta përfundojmë këtë cikël shumë pozitiv”, tha Agon Elezi, futbollist.

Bardhi me shokët janë disi të relaksuar pas atij barazimi me shije të fitores ndaj Italisë në Shkup.

Duke ditur cilësinë e Maltës, për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut vetëm fitorja do llogaritet si rezultat pozitiv.

Barazimi ndaj Italisë bëri disi që të harrohet debakli 7:0 i pësuar nga Anglia. Lojtarët kanë marrë krahë dhe atmosfera pozitive është rikthyer brenda ekipit.

Ndeshja ndaj Maltës duket e lehtë në letër, por janë 90 minuta kur do të duhet të djerësitet fanella për të marrë 3 pikë.

Enis Bardhi i cili fitoi zemrat e gjithë tifozëve pas atij goli me Italinë i pyetur se a shpreson të shënojë edhe ndaj Maltës u përgjigj vetëm me buzzqeshje.

G: Enis a shpreson të shënosh edhe ndaj Maltës?

Ndaj Italisë kapiteni luajti në rolin e sulmuesit, por në çfarë pozicioni do të luaj të martën, këtë pritet ta zbulojë vet trajneri Milevski. Bashkë me ekipin janë Trajkovski dhe Nestorovski, dy sulmues me shumë përvojë, të cilët pritet të aktivizone në këtë takim. Porta është e sigurtë me Stole Dimitrievski, ndërsa edhe krahët gjithashtu me Ezgjan Alioskin dhe Elif Elmaz.

Ndeshja zhvillohet të martën me fillim në ora 20:45. Për TV21 nga Malta, Artan Nuhiu.