Në një minierë në Peshkopi jetën e kanë humbur tre minatorë

TË FUNDIT

Në minierën Balgjaj në Selishte, Peshkopi, jetën e humbën dy minator dhe një inxhinier.

Trupat e tyre të pajetë u gjetën këtë mëngjes, 48 ​​orë pas kontaktit të tyre të fundit me ta.

Sipas policisë, jetën e kanë humbur inxhinieri Ismail Hoxha, 64 vjeç, banues në Peshkopi dhe minatorët Fatos Çesku, 55 vjeç dhe Ruzhdi Rushiti, 33, të dy nga Bulqiza.

Informatat e para tregojnë se vdekja mund të jetë shkaktuar nga mbytja me gaz. Hetimi vazhdon për të sqaruar plotësisht arsyet e kësaj tragjedie.