700 marinarë të bartëses franceze të aeroplanëve të infektuar me COVID-19

TË FUNDIT

Pothuajse 700 marinarë të bartëses franceze të aeroplanëve “Sharl de Gol” janë pozitiv në koronavirus, kumtoi Ministria e Mbrojtje së Francës.

Siç thuhet në kumtesë, janë testuar 1.767 marinarë, pothuajse të gjithë nga Sharl de Gol, ndërsa rezultatet kanë treguar se më së shumti 668 janë infektuar me virus.

Gjithsej 31 anëtarë të ekuipazhit janë në spital.

Ky bartës i aeroplanëve, i cili kohët e fundit mori pjesë në stërvitje me marinën e Evropës Veriore në Detin Baltik, mbërriti dy javë më herët në Tulon,  qytet në jug të Francës, pasi rreth 40 anëtarë të ekuipazhit treguan simptoma të koronavirusit.

Shefi i marinës franceze urdhëroi hetim./MIA

error: Content is protected !!