Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit, Ismail Kadare.
Presidenca njoftoi se e mërkura u shpall ditë zie, në ditën kur do të bëhet varrimi i tij. Protokolli i Shtetit u tha se do të ngarkohet për t’i marrë veprimet e nevojshme.
Ditë zie është shpallur edhe në Shqipëri.
Kujtojmë se Kadare ka vdekur të hënën në moshën 88-vjeçare.
