Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, gjatë muajit shkurt të vitit 2023 janë dhënë 352 leje ndërtimi, që është për 40.8 për qind më shumë se në muajin e njëjtë gjatë vitit të kaluar.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 9.897.768 mijë denarë, që është për 258.1 % më shumë krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 199 (56.5 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 108 (30.7 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 45 (12.8 %) për objekte për rikonstruktim.
Nga gjithsej 352 objekte, te 170 (48.3 %) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 182 (51.7%) objekte si investitorë janë subjektet afariste.
Në raportin është paraparë ndërtimi i 1.294 banesave me një sipërfaqe të përgjithshme prej 97.659 m2.
