Në Moldavi infektohen 187 nxënës për dy javë, 10 shkolla në karantinë për shkak të Covid-19

TË FUNDIT

Në Moldavi, nga data 1 e deri më 14 shtator, koronavirusi është diagnostikuar te 187 nxënës dhe dy fëmijë të moshës parashkollore. Këtë e bëri të ditur ministri i Arsimit Igor Sharovi në brifing.

Sipas tij, për momentin 10 shkolla në Moldavi janë mbyllur për shkak të karantinës.

Krahas kësaj, 171 klasa janë transferuar për mësim në distancë, për shkak të infektimit me koronavirus te nxënësit dhe mësimdhënësit.

Sharovi tha se nga data 1 e deri më 14 shtator Kovid-19 është diagnostikuar te 187 nxënës, 173 mësimdhënës dhe te 40 të punësuar si personel në shkolla.

Sa i përket institucione parashkollore, nga 1.398 kopshte në Moldavi punojnë 738. Dy janë mbyllur për shkak të karantinës./MIA