Në mesnatë hapen kufijtë pa kushte! Qytetarë nga Bosnja e Serbia u bllokuan në Tabanoc

TË FUNDIT

Ka dëgjuar në media se Maqedonia e Veriut ka hapur kufijtë.  Ky qytetar është nisur nga Bosnje e Hercegovina dhe nëpërmjet Serbisë donte të hynte në vendin tonë në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Por, për shkak se nuk kishte test dhe donte të qëndronte në vendin tonë, ai nuk u lejua të hyjë.

Shtetas i Bosnje e Hercegovinës:
-“Më lejoni tash, mos u bëni”
-“Nuk mundet. Ne veprojmë në bazë të rregullave”
-“Kam test”
-“Por ti test as nuk është dashur të nxjerrësh. Te ne nuk duhet test”
-“Unë kam dëgjuar, na kanë thënë se mund të hysh me test”
-“Po, por vetëm për shtetasit tanë me test”
-Ju te e donit të qëndronit?
-“Po, në Shkup doja të qëndrojë”

Shtetas i Bosnje e Hercegovinës:
“Ai mund të kalojë vetëm transit deri në 12. Te ne hapen kufijtë pas orë 12 atëherë mund të hyjë lirisht. Ndërkaq për transit nuk i duhet as PCR test por mund të qëndrojë vetëm 5 orë”.

Kufirin donin ta kalonin edhe shtetasit tanë, por donin të ktheheshin pas menjëherë. Prandaj edhe ata nuk u lejuan të kalojnë.

Shtetas i RMV-së:
“Deri në 12 nuk mund të kaloni. Pas orës 12 lirohet”

Ktheheshin edhe veturat.

TV21: Pse po ktheheni?
-“Sepse në ora 12 lëshohen kufijtë”.
TV21: Ju menduat se tash mund të kaloni?
-“Po, por qenka vetëm për tranzit”.

Shumica e veturave që hynin në vend ishin me targa të shteteve të huaja dhe që Maqedonia e Veriut u shërbente si vend transit.

-“Po, vetëm për transit”

Në vend hynin edhe futbollistët. Serxhan Drashkoviq meqë fillonte trajnimet me ekipin e “Sileksit”, kishte bërë test PCR dhe meqë ishte negativ, kaloi kufirin pa problem.

“Unë jam futbollist në “Sileks”. Kam test prandaj e kalova kufirin. Fillojmë me trajnime për sezonin e ardhshëm, por për shkak të pandemisë duhej të shkonim në shtëpi për të pushuar pak. Tash fillojmë”, tha Serxhan Drashkoviq, futbollist i “Sileksit”.

Kufirin pa problem e kaloi edhe kjo grua, e cila shkonte te familjarët e saj për të qëndruar me ditë, pasi në të kthyer nuk i duhej më test dhe as vetëizolim. 1278

Fatbardha Curri, gazetare:
“Me hapjen e kufijve qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë vetëm drejt Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë, ndërkaq jo edhe drejt Bullgarisë dhe Greqisë. Kjo për shkak se këto dy shtetet janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, dhe Bashkimi Evropian kufijtë i hap më 1 korrik”.

Se a do të ndryshojë ky vendim i Bashkimit Evropian, do të shqyrtohet nesër, pasi vala e re e virusit Kovid-19 ka prekur edhe këto vende.

Me hapjen e kufijve rikthehet edhe transporti ndërkombëtar. Udhëtarët do të duhet të mbajnë maska dhe të qëndrojnë në distancë në stacione të autobusëve dhe gjatë rrugëtimit. Linjat nuk do të ndryshohen, por do të përgjysmohet numri i udhëtarëve.

Më 1 korrik hapen edhe kufijtë ajror. Megjithatë ende nuk ka një protokoll. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se gjatë këtyre ditëve do të përpilohet protokolli dhe i njëjti do t’u dorëzohet në kohë reale Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe “Shën Apostulll  Pavlle” të Ohrit.