Në mesin e e-mail-ëve të Clintonit, disa edhe nga Kosova

TË FUNDIT

Kandidatja për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton ka bërë publike e-mailat e saj në kohën sa ishte Sekretare e Shtetit pas një presioni të madh publik e medial.

Këtë e ka bërë për hir të transparencës, pasi kishte përdorur e-mail privat në kohën sa ishte në detyrë në Departament të Shtetit. E, aty, në mesin e 55 mijë faqeve të publikuara, ka e-maila me protagonistë nga Kosova, raporton KTV.

Është ambasadorja e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna, e cila i kishte shkruar Sekretares Clinton, përmes një këshilltareje të saj, që ta lusë atë të takojë gratë lidere në Kosovë.

Melanne Verveer, që ka shërbyer si shefe e kabinetit të Sekretares së Shtetit, e më vonë edhe si këshilltare në çështjet për të drejtat e grave, i ishte përgjigjur pozitivisht në këtë kërkesë.

Clinton u takua me gratë lidere, në mesin e tyre edhe Presidentja Atifete Jahjaga, atëkohë e panjohur për Kosovën.