Në Meksikë u rrëzua një aeroplan me 400 kilogramë kokainë

TË FUNDIT

Një aeroplan i vogël, me të cilin transportoheshin 400 kilogramë kokainë, u rrëzua dje në pjesën qendrore të Meksikës, duke tentuar që t’u ikë helikopterëve të armatës meksikane.

Ministria meksikane e Mbrojtjes kumtoi se helikopterë ushtarakë kanë zbuluar një aeroplan pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Meksikës dhe e kanë ndjekur derisa nuk ka mbetur fluturakja pa derivate dhe u rrëzua në afërsi të qytetit Botihe.

Me këtë rast, jetën e kanë humbur dy persona./MIA