Në Meksikë sot fillon vaksinimi i punonjësve shëndetësor

TË FUNDIT

Autoritetet meksikane kumtuan se sot do të fillojë vaksinimi kundër Kovid-19 i punonjësve shëndetësor.

Presidenti meksikan Andres Manuel Obrador tha pak para nisjes së vaksinave Fajzer / BioNTek nga Belgjika se vaksinimet e para do të fillonin në spitalet në kryeqytet dhe në qytetin verior Saltil.

“Është e vërtetë që jemi përballur me një epidemi të tmerrshme, por sot është fillimi i fundit të saj,” tha ministri i Punëve të Jashtme të Meksikës Marselo Ebrard.

Ai nuk u përgjigj saktësisht se sa vaksina do të mbërrinin në Meksikë, disa media meksikane pretendojnë se vetëm 3,000 doza të vaksinës mbërritën nga Belgjika.

Përveç kontratave me Fajzerin, Meksika ka nënshkruar kontrata për furnizimin e vaksinave me prodhues të tjerë.

Më shumë se 1.4 milionë raste të koronavirusit dhe 119,495 vdekje janë konfirmuar deri tani në Meksikë.