Së paku 64 politikanë janë vrarë në gjashtë muajt e fundit në Meksikë dhe konsiderohet se kjo ka lidhje me zgjedhjet parlamentare dhe rajonale në qershor të këtij viti, kumtoi pushteti lokal.
Dhunën në Meksikë para zgjedhjeve, posaçërisht atyre lokale, zakonisht e bëjnë kartele të cilat merren me tregtinë me drogë.
“Krimi i organizuar po tenton të ndikojë në rrjedhën e zgjedhjeve”,tha ministrja e sigurisë, Roza Isela Rodrigez.
Ajo numëroi 73 raste të dhunës politike, përfshirë 64 vrasjet. Ministrja nuk saktësoi sa mes tyre janë kandidatë për zgjedhjet e 6 qershorit.
Qeveria paralajmëroi përforcim të mbrojtjes së kandidatëve të ndjeshëm.
Dhuna më e shpeshtë ndaj politikanëve janë vrasjet, rrëmbimet, kërcënimet ndaj familjarëve, zjarret e qëllimshme dhe shantazhet.
