Në Mekë mund të shkojnë vetëm qytetarët “me imunitet”

TË FUNDIT

Nga fillimi i muajit të Ramazanit, vetëm personat të cilët kanë fituar antitrupa kundër Covid-19, do të lejohen të kryejnë umren, kanë bërë të ditur autoritetet Saudite.

Përkundër kryerjes së haxhit, pelegrinazhi i umres, mund të mbahet në çfarëdo kohe të vitit.

Nga ministria e haxhit dhe umres, kanë theksuar se tre kategori të njerëzve mund të konsiderohen, “me imunitet”: Ata të cilët kanë marrë 2 doza të vaksinës kundër Covid-19, ata të cilët kanë marrë vetem një dozë në 14 ditët e fundit dhe ata të cilët janë shëruar plotësisht nga virusi.

Vetëm këta njerëz lejohen të udhëtojnë për në Mekë, po ashtu lejohen edhe të bëjnë lutjet e tyre në Xhaminë e Madhe, në qytetin e Mekës.

Ky kusht vlen edhe për ata të cilët dëshirojnë të hyjnë në Xhaminë e Profetit, në Medine.

Autoritetet përkatëse kanë thënë se nuk dihet se sa do të zgjasin këto masa.

Në Arabinë Saudite janë raportuar më shumë se 393.000 raste të infektuar me virusin Covid-19 dhe me mbi 6.700 vdekje në total.

Po ashtu, është bërë e ditur se kanë pranuar mbi 5 milionë vaksina, më një numër të popullsisë mbi 35 milionë.

Muajin e kaluar, mbreti Salman ka zëvendësuar ministrin e haxhit, muaj pasi u mbajt haxhi më i vogël dhe më modest në histori, gjatë kohës së pandemisë.

Mohammad Benten u lirua nga posti i tij dhe u zëvendësua nga Essam bin Saeed.

Në të zakonshëm, për umra marrin pjesë miliona njerëz nga i gjithë globi, çdo vit./21Media