Në Masaçusets janë prishur rreth 2.000 vaksina të kompanisë Moderna për shkak të frigoriferit të fikur

TË FUNDIT

Gati 2.000 doza të vaksinës kundër koronavirusit  nga kompania  “Moderna” u prishën në spitalin në Boston, Masaçusets, sepse një pastrues rastësisht  e ka fikur frigoriferin në të cilin kanë qenë, publikoi sot televizioni Ej-Bi-Si, duke i’u referuar përfaqësuesit të spitalit Kajla Toto.

Incidenti ka ndodhur më 19 janar. – Frigoriferi ishte  në vend të sigurt dhe i pajisur me  sistem alarmues. Është zbuluar se priza nuk ka qenë e lidhur prejse i punësuari rastësisht e ka nxjerrë  gjatë pastrimit”, deklaroi Toto.

Hetimi për incidentin zbatohet dhe kontrollohet  pse nuk është aktivizuar alarmi i frigoriferit.

Vaksina e kompanisë “Moderna”, mund të ruhet në temperaturë prej 2 deri  8 gradë Celsius deri në 30 ditë.