Në Maribor vetëm për një ditë me koronavirus janë infektuar shtatë mjekë

TË FUNDIT

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Slloveni njoftoi se vetëm për një ditë, shtatë mjekë në Spitalin “Adolf Drolca” në Maribor u infektuan me koronavirus.

Sipas drejtorit të Qendrës Klinike Universitare në Maribor, Vojko Flis, tre nga mjekët e infektuar kanë punuar edhe në qendrën klinike. Sipas informacionit të tij fillestar, virusi është importuar këtë herë, ka shumë gjasa të jetë nga Mali i Zi. Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë qenë në spital ditët e fundit dhe që kanë simptoma të Kovid-19, menjëherë të lajmërohen tek mjeku amë.

Disa nga mediat sllovene shkruajnë se mjekët u infektuan në festë familjare, pra në dasmë.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore thonë se sot në vend janë konfirmuar 15 raste të reja të koronavirusit. Për shkak të formës më të rëndë të sëmundjes, tetë pacientë aktualisht janë shtruar në spital./MIA