Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në maj të këtij viti neto paga e paguar mesatare mujore për një punonjës ishte 28.721 denarë, që është një rritje prej 8.8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ose 2.331 denarë, kumtoi Shërbimi për shtyp i Qeverisë, duke theksuar se ky është tregues i rritjes së vazhdueshme të pagës mesatare të paguar neto në vend.
Sipas statistikave, kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët e arteve, argëtimit dhe rekreacionit me 29 për qind, akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor me 28.7 për qind dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit për 14.4 për qind.
Rritja e pagës mesatare mujore për një punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, u regjistrua gjithashtu në sektorët e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor me 7 për qind, energji elektrik, gaz, avull dhe kondicionim me 5.5 për qind dhe furnizim me ujë , aktivitetet e asgjësimit të ujërave të ndotura, menaxhimin e mbetjeve dhe rehabilitimin e mjedisit me 5.3 për qind.
Tre sektorët kryesorë me pagën mesatare më të lartë të paguar neto për punonjës në vend janë informacioni dhe komunikimi, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionim të ajrit.
