Në kuartalin e dytë shkalla e papunësisë është 16,7 për qind

TË FUNDIT

Shkalla e papunësisë prej 16,7 për qind  është evidentuar në kuartalin e dytë të këtij viti, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara numri i të papunësuarve në këtë kuartal arrin 159.623, ndërsa numri i të punësuarve është 793.416. Popullata aktive  në vend numëron  953.039.

Shkalla e aktivitetit  në kuartalin e dytë arrin 56,5 për qind.

Të dhënat e publikuara tregojnë në rritje të shkallës së papunësisë në  krahasim  me kuartalin e parë kur arrinte  16,2 për qind. Në krahasim me fundin e vitit 2019 dhe me kuartalin  e dytë të vitit 2019 ka zvogëlim, kur janë regjistruar 17,3 dhe 17,5  për qind.