Në Kratovë Shkëndija përballet me Sileksin! Ndzengue: Le të shkojmë dhe ta fitojmë këtë ndeshje

TË FUNDIT

Sulmuesi i Shkëndijës, Fahd Ndzengue, pret fitore në përballjen e së premtes ndaj Sileksit në Kratovë, përcjell TV21. 26-vjeçari nga Gaboni ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e para të sezonit, ndërsa Shkëndija i ka fituar të gjitha katër ndeshjet dhe kryeson me 12 pikë. Ndzengue thotë se skuadra është e motivuar për të fituar çdo ndeshje dhe për të synuar titullin kampion. Ai thekson se ndaj Sileksit objektivi është vetëm fitorja, ndërsa golat personalë i sheh si dytësorë.

“Parasegjithash duam fitoren. Kemi nevojë për fitore, kështu që mendoj se ndeshja do të jetë e mirë. Kam besim te shokët e ekipit dhe te stafi. Le të shkojmë dhe ta fitojmë këtë ndeshje, kjo është e vetmja gjë që mund të me them, të shkojmë për fitore dhe të vazhdojmë kështu”, tha Fahd Ndzengue – futbollist i KF Shkëndija.