Në Kosovë nëntë të vdekur dhe 704 të sëmurë nga Kovid-19 në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Në Kosovë në 24 orët e kaluara janë regjistruar nëntë të vdekur dhe 704 të sëmurë nga Kovid-19, ndërsa në të njëjtën periudhë si të shëruar janë evidentuar 391 pacientë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, përfshirë rastet më të fundit në vend deri më tani, si pasojë e pandemisë, kanë vdekur 948 nga gjithsej 36,253 persona te të cilët është zbuluar virusi që nga fillimi pandemisë.

Sëmundjen deri më tani e kanë mposhtur 22.317 persona, tek të cilët është zbuluar virusi, ndërsa aktivë për momentin, sipas të dhënave zyrtare, janë 13.168 persona.

Dje janë realizuar 1.651 testime, ndërsa gjithsej deri më tani 135.969 testime me metodën RT-PCR.