Në Kosovë lejohet vaksinimi me dozën e katërt të vaksinave kundër COVID-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ministri Rifat Latifika miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19, ku pra lejohet vaksinimi me dozën e katërt.

Sipas këtij vendimi, këtë vaksinë mund ta marrin personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.